Ky qytetar i rëndomtë është nga shteti i Ganës që jeton në varfëri të skajshme. Në afërsi të tij kishte rënë një dron i një kanali informativ turk. Ekipi i gazetarëve turq erdhën dhe u befasuan që e gjetën dronin në duar të këtij, i cili duke ua dorëzuar u tha me buzëqeshje dhe plot pafajësi: A nuk keni diçka më të madhe që mund të më çojë në Mekë për ta kryer Haxhin?

Një prej gazetarëve cicëroi në Twitter duke rrëfyer ngjarjen së bashku me foton. Lajmi me gjithë foton arriti te qeveria turke, e cila ra në kontakt me këtë njeri, i mori përsipër harxhimet e plota që ky të kryejë Haxhin dhe ai para ca dite arriti në Xhide. Falënderimi i takon Allahut!

Kur Allahu ta do një të mirë, do ta vëjë gjithë dynjanë në shërbim tëndin për ta realizuar atë që Ai e ka caktuar dhe ti e ke ëndërruar.

Ji me Allahun edhe nëse ta kthen shpinën e gjithë dynjaja!

#përkthim Omer Berisha