Njerëzit e farzit: “janë në anën e djathtë”
Njerëzit e shquar: “janë të afruar”
Njerëzit e farzit: “janë shumë prej muslimanëve”
Njerëzit e shquar: “janë pak prej bamirësve”
Njerëzit e farzit: agjërojnë Ramazanin dhe pjesën tjetër të vitit hanë.
Njerëzit e shquar: agjërojnë edhe ditët e bardha, të hënën e të enjten, Arafatin, Ashuranë.
Njerëzit e farzit: i falin të gjitha namazet e detyrueshme pa mangësi.
Njerëzit e shquar: “trupat u ngrihen nga shtretërit për ta lutur Zotin me frikë dhe shpresë”.
Njerëzit e farzit: “kur zemërohen, falin”
Njerëzit e shquar: “kur zemërohen, bëjnë mirë”
Njerëzit e farzit: të mirën e kthejnë me të mirë dhe të keqen me të keqe.
Njerëzit e shquar: të mirën e kthejnë me më të mirë dhe të keqen me të mirë.
Njerëzit e farzit: e japin zeqatën.
Njerëzit e shquar: “e shpenzojnë pasurinë e tyre natë e ditë, fshehtas dhe haptas”.
Njerëzit e farzit: “e duan për vëllain atë që duan për vetveten”.
Njerëzit e shquar: “u japin të tjerëve përparësi edhe nëse vetveten e lënë keq”.
Njerëzit e farzit: ndoshta japin lëmoshë dhe ua zgjasin dorën e ndihmës nevojtarëve.
Njerëzit e shquar: bëjnë gara për të mira dhe u kryejnë punë nevojtarëve.
Njerëzit e farzit: nxitojnë t’i shërbejnë vetes, pastaj Fesë, pastaj popullit.
Njerëzit e shquar: sakrifikojnë veten për hir të Fesë, vatanit dhe popullit.
Njerëzit e farzit: ndalojnë te kufijtë e Zotit.
Njerëzit e shquar: i ruajnë kufijtë e Zotit.
Njerëzit e farzit: shpresojnë te ajeti: “Kush lirohet nga Zjarri dhe futet në xhenet, ai ka shpëtuar”.
Njerëzit e shquar: garojnë sipas ajetit: “atyre u takojnë pozitat më të larta”.
#përkthim
Comments by Omer Berisha