Ku mbetën zhurma e ëmbël dhe trazirat ku mbeti mësimi i përzier me lojë?
Ku mbeti fëmijëria që po ndizej ku mbetën kukullat në libra e në shtrojë?
Ku mbeti e qeshura pa asnjë qëllim ku mbetën ankesat pa asnjë synim?
Ku mbeti shtirja në të qeshur e në të qarë të dyja përnjëherë, gëzim edhe vaj?
Ku mbeti gara për të më ndenjur pranë me dëshirë të madhe kur pinë ose hanë?
Shtyhen që me mua të rrinë bashkë, sa më afër, edhe kur dilnim jashtë
vrapojnë krejt natyrshëm drejt mua qofshin të frikësuar apo të gëzuar
më lëvdonin: „babi“ në lumturi më kërcënonin: “babi” në hidhësi
më thirrnin: „babi“ kur ishin larg me lutnin: “babi” kur ishin pranë.
Dje ishin ata që mbushnin shtëpinë, e sot, ah sot, nuk i shoh se ku po rrinë
duket sikur heshtja në banesë ateroi lëshoi ngarkime kur fëmija shkoi
një sy gjumë, këtë zjarmi e heq gjumë plot mërzi dhe i lodhur keq.
Ikën, po po ikën, por ende banojnë në zemër, kudo që vijnë ose shkojnë
unë me shpirt i shoh kado që bredh meqë atë ma pushtuan, aty kanë zënë vend
i ndiej në brendi sesi lozin akoma në shtëpi e nuk lodhen
edhe shkëlqimin e syve kur ata triumfojnë edhe lotët e nxehtë kur ata dështojnë
në çdo qoshe nga ta shoh gjurmë në çdo strukë prej tyre gjej zhurmë
në dritare xhamat i kanë thyer në mur, me bojë e ngjyra kanë lyer
te dera çelsin e kanë shtrembëruar mbi të vizatime dhe emra kanë shkruar
te pjata e shoh papërfunduar gjellën për tu turrur për ta ngrënë tortën
tek kaçin mollën e qëruar tek derdhin ujin tepruar
i sheh syri gjithmonë e përherë edhe nëse heshtur do fsheheshin në shpellë.
Me lotët mezi ia dola mbanë ditën kur hipën dhe shtireshin se po qajnë
ata shkuan por edhe shkulën nga gjoksi im, zemrën ma këputën.
më kapi emocioni si një fëmijë dhe papritmas rodhi loti im si shi.
Gjakftohti nga e qara ime sheh çudi por sikur të mos qaja, vërtetë do ishte habi.
Nejse, jo çdo qajtje është dobësi kam pjekurinë e një burri pra, jam një „babi“.
Përshtati nga arabishtja: Omer R. Berisha
Poemën e ka shkruar poeti sirian i ndjerë Omer Behaudin el-Emiri duke u ankuar për fëmijët e tij, të cilët u martuan, u larguan dhe e lanë të vetëm në shtëpi. Abas Mahmud el-Akkadi ka thënë: Sikur letërsia botërore të kishte një regjistër të vetëm, kjo poemë duhet të ishte në krye.
Comments by Omer Berisha