Të gjithë jemi njerëz të zakonshëm, sipas atyre që nuk na njohin.

Të gjithë jemi njerëz të mashtruar, sipas atyre që na kanë zili.

Të gjithë jemi njerëz të mrekullueshëm, sipas atyre që na kuptojnë.

Të gjithë jemi njerëz të veçantë, sipas atyre që na duan.

Çdokush ka këndvështrimin personal, prandaj mos e lodh veten për ta zbukuruar imazhin tënd para të tjerëve!

Mjafton nëse Allahu kënaqet me ty.

Kënaqja e njerëzve është synim që nuk arrihet kurse kënaqja e Allahut është synim që nuk lihet, prandaj, kape atë që nuk lihet dhe lëre atë që nuk arrihet.

Kulloje nijetin, pastroje zemrën dhe mbështetu te Zoti yt!

#përkthim