Kundërshtimi mes njerëzve në mendime është rezultat i natyrshëm i ndryshueshmërisë së perceptimit, dallimit të fuqisë logjike dhe llojllojshmërisë së të menduarit.

Të mençurit gjithmonë kanë kundërshtuar njëri-tjetrin, kanë dialoguar brenda kufijve të trurit pa arritur pasojat e atij kundërshtimi në zemër.

Ata e kuptojnë plotësisht se njerëzit doemos do të kundërshtohen. Besojnë me bindje të thellë se „sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bënte njerëz të një feje. Por, ata edhe më tej janë në kundërshtim mendimesh.“ (Kuran 11:118)

A nuk kemi aftësi të jemi vëllezër edhe pse nuk pajtohemi?! Imam Shafiu ka thënë: „O vëllai im, kundërshtimi im ndaj teje nuk domethënë se të urrej, as se ta përçmoj logjikën dhe as se ta fyej mendimin! Të dua o vëlla, edhe në qoftë se tërë jetën do kundërshtohemi në mendime. Kundërshtimi im ndaj teje nuk e bën hallall për ty nderin tim, as përgojimin tim dhe as bojkotimin tim.“

Te tema e kundërshtimit, njerëzit janë tre lloj:

  1. Nëse nuk je me mua nuk domethënë se je kundër meje – kjo është logjika e të mençurve.
  2. Nëse nuk je me mua domethënë ti je kundër meje – kjo është logjika e ahmakut.
  3. Nëse nuk je me mua domethënë ti je kundër Allahut – kjo është logjika e ekstremistëve.

E/I nderuar, mendimet janë për t’i shfaq dhe jo për detyrim; janë për lajmërim dhe jo për detyrim; janë për tu plotësuar dhe jo për tu boksuar.

Për fund: Kur të mësohemi të kundërshtohemi, do të aftësohemi të përparojmë.

Disa prej nesh zotërojnë edukatën e kundërshtimit ndërsa pjesa tjetër kundërshtojnë edukatën.

O Allah, na i lidh zemrat tona, na mëso atë që na bën dobi dhe na sjell dobi me atë që na ke mësuar!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për profetin Muhamed, familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë pasuesit e tij!

Zoti ju gëzoftë në këtë dhe botën tjetër!

#përkthimOB