Bota, para se të vijë Islami, lundronte nëpër ideologji shumë të ndryshme. Këto ideologji që çonin drejt humbjes dhe mospajtimi që rezultonte si pasojë e tyre ishin nga shkaqet kryesore që sollën njerëzimin deri në luftëra, humbje dhe përçarje.

Mendimtari Sejid Kutub ka thënë: “Islami erdhi përderisa në botë kishte një grumbull të paparë të besimeve, pasqyrimeve, filozofive, përrallave, ideologjive, supozimeve, shenjtërimeve, traditave dhe situatave ku përzihej e vërteta dhe e kota, e shëndosha me të sëmurën, feja me besëtytninë dhe filozofia me përrallat…

Mendja njerëzore – në gjendjen në të cilën ishte – ecte kuturu nëpër errësira dhe supozime e assesi të ndalonte në ndonjë bindje. Jeta njerëzore pa ndaluar shkonte drejt prishjes dhe dekadentizmit, padrejtësisë dhe nënçmimit, fatkeqësisë dhe dëshpërimit. Gjë, në të cilën nuk duhet të jetë njeriu, madje edhe shumë prej kafshëve”.[1]

Vetë njeriu – me logjikën e mangët dhe dijen e kufizuar – ishte burimi kryesor i këtyre ideologjive kuturu. Askush – përveç pasuesve të pejgamberëve – nuk mbështetej në thelb të fortë dhe mendime të shëndosha, që do t’u siguronin ecje të sigurt drejt qëllimeve të caktuara.

Hamendja, besëtytnia, supozimet, epshet dhe zbukurimet që djajtë i bënin në mendjen e njerëzve ishin shkaqet kryesore në shpikjen dhe zhvillimin e atyre ideologjive që mbisunduan kokat e njerëzve, atëherë por edhe sot.

Nuk ka dyshim se injoranca dallon nga vendi në vend, varësisht nga faktorët që ndikojnë te mendja e njerëzve.

Mund të themi se injoranca më e lehtë ka qenë ajo e arabëve para se të vijë Islami. Themi kështu, sepse ajo nuk ishte e ndërtuar mbi mashtrime logjike dhe zbukurime filozofike. Tek ata nuk gjendej besimi në reinkarnacion (rimishërim) apo inkarnacion (mishërim). Besimi i tyre ishte në hamendje, besëtytni dhe tradita të këqija ose të mira. Imitonin prindërit e tyre pa përdor logjikën dhe i çmuan aq shumë, derisa këto gjëra u bënë fe e pandarë për ta.

Krahas kësaj injorance, ata ishin më afër natyrshmërisë (fitre-së) dhe me injorancë më të lehtë sesa të tjerët. Kjo siç duket ka qenë edhe një nga shkaqet – krahas gjuhës së pastër, kuptimit të drejtë të fjalëve dhe besimit në zotërimin e Allahut[2] – që Allahu i zgjodhi si popull për ta bartë Porosinë e Allahut.

Sa i përket shoqërive ku ishin të përqendruara kulturat e hershme dhe filozofët, te ata injoranca ishte më e thellë dhe më e gjerë. Sepse filozofët hartuan besime siç u thoshte mendja e tyre dhe i zbukuruan. Po ashtu, thurën argumente, arsye dhe përralla të cilat ndikonin në përhapjen e atyre besimeve te njerëzit. Me kalimin e kohës, këto ideologji u bënë fe të shenjta dhe u zgjeruan si rezultat i mospajtimit të atyre filozofëve.

U shfaqën shkollat greke në Greqi, u shfaq lloj-lloj feje hinduse, persiane, kineze dhe egjiptiane, të cilat ndikuan edhe në dy fetë qiellore, në judaizmin dhe në krishterimin, e po ashtu, edhe shumë besime të këtyre dy feve u përhapën te këto fe politeiste dhe te filozofët, si rezultat i përzierjes së njerëzve nëpërmjet shpërnguljeve, tregtisë, etj.

Kjo ishte gjendja e njerëzimit kur i erdhi Shpallja Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, për fenë e drejtë dhe të lartë, që është në kulmin e pastërtisë dhe qartësisë.

Aty gjendet sqarimi i plotë për gjithçka që ka nevojë njerëzimi në realizimin e rolit të tij në tokë: si zëvendës i Allahut, të qenit rob i Tij dhe arritja e lumturisë në dynja (botë) e ahiret (amshim).

Kjo Porosi Hyjnore u dallua me atë se përmbledh çdo gjë që ka nevojë njerëzimi, përfshin secilin njeri, në çdo vend dhe çdo kohë. Ajo bartë njoftimin e drejtë me Allahun dhe me detyrat ndaj Tij, na njofton me gjithësinë, jetën dhe me njeriun, rolin e tij në jetë dhe përfundimin e tij pas vdekjes.

Ajo bartë sistem të plotë dhe të drejtë për lidhjen e njerëzimit me Krijuesin dhe lidhjen e krijesave mes vete. Ai thotë: “Juve ju erdhi prej Allahut dritë (i Dërguari) dhe Libër i qartë (Kurani), me të cilin Allahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij, në rrugët e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë”. (Maide 15, 16)

Kjo përfshirje i mundëson individit dhe shoqërisë baraspeshën dhe ujdinë midis logjikës, shpirtit dhe punës, gjë e cila është nga faktorët kryesorë për një jetë të lumtur frytdhënëse.

“O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë”. (Enfal 24).

Kjo Porosi ishte mëshirë nga Allahu për njerëzimin, që t’i lirojë nga injorancat të cilat kapluan zemrat e tyre dhe i ndynë mendjet e tyre për një kohë të gjatë.

Resulullahu salallahu alejhi ue selem, jetoi në Medinë duke themeluar shoqërinë Islame dhe duke i drejtuar të gjitha çështjet sipas rrugës së Zotit. Ai nuk u shpërngul nga kjo jetë, përderisa nuk arriti që Islami, plotësisht, të personifikohet në realitet të gjallë. Të shihen mirësitë e Islamit dhe të jep rezultate në mendime, zemra dhe sjellje.

Pasi ndërroi jetë, halifët e drejtë edhe më shumë e përforcuan këtë realitet dhe zgjeruan ndikimin e tij nëpërmjet çlirimeve Islame. Nxitonin drejt kësaj që t’i lironin njerëzit nga injoranca dhe pasojat e saj. Brenda pak viteve, myslimanët arritën të lirojnë shumë popuj nga qeveri dhe ushtri, të cilat i pengonin njerëzit nga drita e besimit. Pra, shumë njerëz grupe-grupe pranonin Islamin, ndërsa siguria dhe drejtësia zuri vendin e frikës, zullumit dhe diktaturës. Shiheshin qartë rezultatet e besimit të pastër dhe mësimeve të drejta. Njerëzit fituan logjikë të qartë, të menduar, të shëndoshë, qetësi në zemër dhe përmirësim në sjellje dhe vepra. Kjo rezultoi në krijimin e një kulture dhe qytetërimi aq të lartë dhe madhështor, që ndonjëherë e ka njohur njerëzimi.

Mirëpo, ky triumf i shpejtë ushtarak nuk ishte përfundimtar, sepse injorantët hartonin plane për luftë të dytë, por si front kishin zgjedhur ideologjinë, sepse krerët e tyre e kishin kuptuar fuqinë e ndikimit të ideologjisë në sjellje, dhe se lufta ideologjike ishte rruga e vetme në atë kohë për t’i bërë ballë Islamit.

Kjo ishte e mundshme sepse qëndrimet e popujve të cilët pranuan Islamin nuk ishin të njëjta. Disa u gëzuan kur takuan këtë fe dhe e pranuan me gjithë zemër, disa iu përulën situatës pa e kuptuar fare thelbin e kësaj feje dhe kishte të tjerë që kishin qëndrim armiqësor dhe filluan veprimtari kundër Islamit. Këtë qëndrim të fundit zakonisht e përfaqësonin djemtë e mbretërve, komandantët ushtarakë dhe njerëzit që më parë kishin gëzuar ndonjë autoritet. Ky ishte edhe qëndrimi i “njerëzve të fesë”, të cilëve u humbën postet dhe mirësitë materiale, andaj u mbushën me zemërim dhe tërbim. Tërbimin edhe më tepër ua shtonte fakti se pasuritë e tyre ranë në duar të myslimanëve arabë. Ata nuk dëshironin të pranojnë se “feja” të cilës i besuan një kohë të gjatë, pësoi disfatë.

Muhamed Muhjidin AbdulHamid thotë: “Islamin e pranuan njerëz që i pastruan zemrat e tyre nga ndyrësirat e imitimit dhe fanatizmit, shpirtrat e tyre u hapën për të pranuar thirrjen e të Dërguarit të besimit të drejtë, u qetësuan ndjenjat e tyre kundrejt këtij të Dërguari se është besnik dhe flet vetëm të vërtetën. Andaj, në çdo gjë që i thërriste ata kapeshin fortë për të me dhëmballë dhe kapeshin për këtë lidhje të fortë e cila nuk këputet…”

Krahas këtyre, Islamin e pranuan disa lloj njerëzish tjerë:

Lloji i parë – një grup arabësh të cilët hynin në Islam sepse populli i tyre ka vepruar ashtu, pra, hynin në Islam duke imituar shumicën. Këtyre nuk iu largua verbëria edhe pse e panë Pejgamberin paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, nuk iu shërua gjoksi edhe pse dëgjuan mësimet e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, nuk u liruan zemrat e tyre nga gjurmët e injorancës dhe nuk u pastruan nga ato ndyrësira. Për këta njerëz, ishte njësoj nëse triumfoi thirrja Islame apo jo.

Lloji i dytë – grupe njerëzish prej feve të tjera, në veçanti çifutë dhe zjarrputistë, të cilët hynë në Islam gjatë çlirimeve të shumta, kur iu nënshtruan shtetit Islam dy perandoritë e mëdha, greke dhe ajo persiane, me qëllim që t’i shmangen dispozitës Islame për ata që dëshirojnë të mbesin në fenë e tyre[3], ndërsa në zemrat e tyre nuk është futur asgjë Islame…

Lloji i tretë – grup njerëzish të këqij – në veçanti çifutë dhe zjarrputistë, të cilët u shtirën se hynë në këtë fe, ndërsa në brendinë e tyre fshihnin kurthet, dredhitë dhe mashtrimet. Pritnin me padurim momentin për ta sulmuar këtë fe e cila ishte zgjeruar në gjithë tokën, që njihej atëherë. Punonin fshehurazi për të shpejtuar këtë moment dhe i parapërgatitnin ato dy grupe të njerëzve, që i përmendëm, që t’i shoqërojnë në planet e tyre… këta përdornin metoda të ndryshme për t’i përfituar njerëzit, herë duke veshur petkun e namazit, herë të mësimit, herë të dashurisë ndaj Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, dhe familjes së tij…

Lëshonin helmin e tyre duke i shtrembëruar mësimet islame dhe duke futur gjëra që nuk janë pjesë e fesë. Trillonin hadithe për të mbështetur pohimet e tyre dhe kërkonin prej tjerëve (llojit të parë dhe të dytë) që të aktivizohen për ta ndihmuar këtë fe apo për ta ndihmuar familjen e të Dërguarit, i cili e solli këtë fe. 

Kjo është ajo për të cilën besoj se është faktori kryesor në ndarjet që kanë ndodhur te myslimanët”.[4]

Ziliqarët i shpallën luftë Islamit, prej brenda, luftë e cila kishte për qëllim shkatërrimin e thelbit me të cilin myslimanët triumfuan dhe gjetën krenarinë. Ai thelb është: Besimi i patundur në Allahun dhe respektimi i ligjeve dhe mësimeve fetare.

Kjo luftë nuk bëhej nxitimthi, por në mënyrë të organizuar dhe studiuar. E planifikuar nga çrregulluesit që vinin prej persianëve dhe çifutëve, të cilët mblidheshin dhe konsultoheshin për këtë çështje dhe ngulën këmbë në organizimin e një dredhie që do të ketë ndikim të paparë në përçarjen e myslimanëve dhe lajthitjen e shumë prej tyre nga rruga e drejtë.

Lajmin e kësaj dredhie e bëri të ditur Ibën Hazmi në librin e tij, “El-Faslu fil milel uel ehvai uen nihal”. Ai ka thënë: “Thelbi për të dalë shumica e këtyre grupeve nga feja Islame është se persianët para Islamit kishin një mbretëri të gjerë dhe një famë të lartë mbi popujt tjerë, saqë vetëm veten dhe djemtë e tyre i quanin të lirë, ndërsa të gjithë njerëzit tjerë janë robër të tyre. Mirëpo, kur u sprovuan me humbjen e shtetit në duar të arabëve, ndërsa më herët, arabët nuk paraqitnin asnjë rrezik në syrin e tyre, kjo gjë iu dukë e madhe dhe fatkeqësia në këtë rast ishte e dyfishtë, andaj u koncentruan në luftimin e Islamit në çdo mënyrë… ata panë se dredhia ishte metoda më e mirë, ashtu që një grup prej tyre hynë në Islam me dyfytyrësi dhe duke u shfaqur me dashurinë ndaj familjes së Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, dhe me urrejtjen kundër atyre që sulmuan Alijun, radijallahu anhu, arritën të afrohen me ata besimtarë që anonin nga anëtarët e familjes së Pejgamberit[5], salallahu alejhi ue selem. Kështu që, arritën t’i përfitojnë tërësisht derisa më vonë t’i nxjerrin nga Islami”.

Më pas ka thënë: “Këtë metodë e ka ndjekur edhe çifuti Abdullah b. Sebe el-Humejri, i cili – Allahu e mallkoftë – shfaqi Islamin për t’i luftuar myslimanët”.[6]

“Ibën Hazmi – Allahu e mëshiroftë – na sqaroi se zjarrputistët ishin tubuar për ta luftuar Islamin dhe myslimanët me dredhi dhe mashtrime, pas bindjes se haptas nuk mund t’i bëjnë asgjë. Andaj, shfaqën se e pranuan Islamin dhe me dredhi shfaqën para njerëzve “dashurinë” që kishin ndaj familjes së Pejgamberit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, sepse e dinin se besimtarët e nderojnë me nderim të veçantë atë familje”.[7]

Pasi studiuan gjendjen e myslimanëve, si gjah të tyre zgjodhën shiitët e parë. I zgjodhën ata për shkak të dy zbrazëtive që gjendeshin te ata. Ato dy zbrazëti do t’u mundësojnë armiqve që të manipulojnë me ta dhe të mbjellin tek ata çfarëdo mendime shkatërruese që duan.

Zbrazëtia e parë: Mospërmbajtja e tyre në rrugën e pasuesve të hadithit, rrugë që ishte ndërtuar mbi marrjen e dijes dhe hadithit, nëpërmjet zinxhirëve të ngjitur nga njerëz të besueshëm. Ndërsa ata, merrnin mendimin që u pëlqente nga kushdo qoftë dhe nga secili që ua ngjallte emocionet kundrejt familjes së ndershme dhe që vajtonte për zullumin që i ndodhi asaj familje, sipas supozimeve të tyre.

Zbrazëtia e dytë: Mungesa e matjes së fjalëve të njerëzve në peshoren e sheriatit. Tek ata e vërteta njihet me njerëz. Me ata njerëz të cilët janë të kënaqur dhe u pëlqejnë fjalët e tyre – nga ata pranojnë dhe i konsiderojnë argumente të gjalla. Andaj, mashtruesit dhe dredhuesit gjetën rrugë fare të lehtë për të manipuluar me ta dhe për t’i mashtruar.

Pas ndihmës së Allahut, matja e fjalëve të njerëzve në peshoren e Kur’anit dhe sunetit, kushdo qofshin ata, është faktori kryesor që pasuesit e sunetit të mbesin në rrugë të drejtë dhe të mbrohen nga ideologjitë shkatërruese.

Ibën Tejmije, duke përshkruar situatën e këtyre njerëzve, (shiitëve të parë) të cilët u bënë të përshtatshëm për çdo ideologji shkatërruese dhe për çdo qëllim dashakeq dhe duke sqaruar manipulimin e çrregulluesve me ta, ka thënë: “Ata janë njerëz që kur transmetojnë gënjejnë më së shumti dhe kur logjikojnë vërehen se janë më të paditurit. Ata besojnë në disa thënie të cilat dihen shumë qartë se janë të kota, ata i përgënjeshtrojnë disa gjëra të qarta dhe të transmetuara me nivelin më të lartë të vërtetësisë, gjatë gjithë gjeneratave. Ata nuk kanë aftësi të dallojnë transmetuesit, nuk bëjnë dallim mes atij që transmeton dijen dhe atij që transmeton përralla. Mbështetja e tyre është në imitim, edhe pse supozojnë se mbështeten në argumente logjike. Ata njerëz, herë pasojnë mu’tezilitë[8] dhe kaderijtë[9], e herë pasojnë sektet el-muxhessime[10] dhe el-xhibrije[11]. Këto sekte janë më të paditurit në argumentime dhe të gjithë dijetarët, këta njerëz i numërojnë nga më të paditurit që u futën në mesin e myslimanëve. Disa prej tyre, arritën të bëjnë aso çrregullime në këtë fe (te myslimanët) të cilat i di vetëm Allahu subhanehu ue teala.

Të pafetë Ismailij[12] dhe Nusajrij[13] dhe shumë prej hipokritëve hynë nga dera e tyre dhe shumë prej armiqve tjerë të Islamit erdhën dhe mbisunduan vendet Islame. Robëruan gratë, konfiskuan pasuritë dhe derdhën gjakun e shenjtë.

Nëpërmjet tyre (shiizmit të parë), armiqtë arritën të bëjnë kaos në dynja dhe shtrembërime në fe, në përmasa të tilla që i di vetëm Allahu.

 (publikuar në revistën Albislam nr. 46 – 1 Maj 2007)

Përktheu: Omer Berisha

[1]  Shih: Hasaisu tesavvuril Islami fq. 22

[2]  Sepse ata besonin se Allahu është Një, Ai jep jetë dhe vdekje dhe Ai sundon me gjithësinë, ndërsa putat i besonin si ndërmjetësues.

[3]  D.m.th. duke ikur nga tatimi, të cilin duhet ta paguajë jomyslimani që jeton në shtetin Islam.

[4]  Shih: El ferku bejnel firek fq. 4,5.

[5]  Ky ishte shiizmi i parë. Këta dalloheshin vetëm me animin e tyre kah familja e Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, por nga padija e tyre, do të shohësh në vijim se si u zhvillua situata.

[6] Shih: El-Faslu fil mileli uel ehvai uen nihali 2/273-274

[7]  Shih: Kitabul Imame uer-reddu aler-rafida, fq. 14

[8]  Mu’tezilij quhen pasuesit e Vasil b. Ata, i cili shpiku mendimin se kush bën mëkate të mëdha është mes dy vendeve (as në xhenet as në xhehenem). Si pasojë e këtij mendimi u përjashtua nga hallka e dijes që udhëhiqte dijetari Hasan Basriu dhe u quajtën mu’tezilij (të larguar, të përjashtuar). Këta po ashtu mohojnë cilësitë e Allahut dhe caktimin e Tij.

[9] Kaderij janë ata që mohuan kaderin (caktimin) e Allahut të Gjithdijshëm.

[10]  Muxhessime quhen ata që thanë se Allahu është një lloj trupi, me gjatësi, gjerësi, brendësi, erë dhe çdo cilësi trupore që njohin njerëzit.

[11]  Xhibrije quhen ata që thonë se krijesat nuk kanë të drejtë zgjidhjeje, janë të detyruar paraprakisht të veprojnë veprat e tyre dhe nuk kanë asnjë liri në to.

[12]  Ismailij janë pasuesit e njëfarë Muhamed b. Ismail. Këta shenjtërojnë imamët e tyre, supozojnë se çdo shtyllë e sheriatit ka kuptim të fshehët, p.sh. namazi ka kuptimin e respektit ndaj imamit, haxhi ka kuptimin e vizitës së imamit, thonë se kjo botë është e përhershme si dhe shumë fëlliqësi tjera.

[13]  Nusajrije quhen pasuesit e Muhamed b. Nasër en-Nusajri. Ky njeri fillimisht pretendoi se është pejgamber e pastaj edhe zot. Pasuesit e tij besojnë se Allahu u mishërua në Alijun, radijallahu anhu. Ata i lejojnë të gjitha haramet dhe kanë shumë besime tjera të kota. Ibën Tejmije për ata ka thënë se janë edhe më kafira se jehudit, krishterët, madje edhe më kafira se shumë prej idhujtarëve.