Lidhur me këtë pyetje dijetarët ndajnë disa mendime:
1 – Përcillet se Ali ibën Ebi Talibi, radijallahu anhu dhe Hasan Basriu, rahimehullah mendojnë që ata janë fëmijët e muslimanëve, të cilët kanë vdekur si të vegjël, pa punuar asgjë mirë dhe asgjë keq.
2 – Përcillet se Selman Farisiu ka thënë: Ata janë fëmijët e jomuslimanëve, të cilët do të shërbejnë në xhenet.
Ibën Tejmije (Mexhmuul Fetava 4/279) thotë se ky mendim nuk ka asnjë mbështetje. Ibën Kajimi thotë se për këtë ka një hadith, por i pa vërtetuar.
3 – Mendimi tjetër: Ata janë djelmosha që Allahu i krijoi për banim në xhenet, ata nuk janë të lindur dhe shëtiten nëpër xhenet si të dojë Allahu.
Këtë mendim e ka zgjedhur shejhulislam Ibën Tejmije. Madje, kur atij iu bë kjo pyetje, ai u përgjigj: Djelmoshat që shëtiten përreth banorëve të xhenetit në xhenet janë krijesa nga krijesat e xhenetit, nuk janë bijtë e askujt nga dynjaja. Njerëzit e dynjasë kur të futen në xhenet, krijimi i tyre do të përkryhet si banorë të xhenetit, me pamje të njeriut 33 vjeçar dhe me gjatësi sa 60 bërryla. Ka transmetim se gjatësia do të jetë sa 7 bërryla. (Shih: Mexhmuul Fetava 4/312)
Burimi: http://islamqa.info/ar/43191
Comments by Omer Berisha