Kur debaton me ndonjërin dhe ai të thotë se shumica e njerëzve bëjnë ndryshe, jo ashtu si ti që thua, atëherë ti ktheja:

Nëse hulumton togfjalëshin “shumica e njerëzve” në Kuran, do të zbulosh se menjëherë pas tij është fjalia: “nuk dinë”, “nuk janë mirënjohës”, “nuk besojnë”

Nëse hulumton togfjalëshin “shumica e tyre”, do të zbulosh se menjëherë pas tij është fjalia: “janë të prishur”, “janë injorantë”, “kthejnë shpinën”, “nuk logjikojnë”, “nuk dëgjojnë”

Prandaj, ti bëhu nga ata “pak” për të cilët Allahu tha:

“Pak nga robërit e Mi janë mirënjohës”

“Nuk besuan së bashku me të përveç pak”

“Në kopshte e xhenente të kënaqësisë, shumë nga të hershmit. E më pak nga të mëvonshmit”.

Pra, jo çdoherë shumica është orientim drejt të vërtetës.