Një gruas i kish dal zëri se burri i saj shumë e dashuronte…

Kur një gazetare e pyeti atë për sekretin e lumturisë së përhershme të saj; se mos vallë ajo vinte nga shkathtësia e saj në kuzhinë, apo nga bukuria, apo nga lindja e fëmijëve apo nga diçka tjetër…

Ajo u përgjigj: Pas ndihmës nga Allahu, lumturia bashkëshortore është në duar të gruas. Ajo mundet që shtëpinë e saj ta shndërrojë në xhenet ose në të kundërtën. 

Mos ma përmend pasurinë! Shumë gra pasanike jetojnë në dëshpërim dhe burrat e tyre ikin nga to. 

As fëmijët! Ka gra që kanë lindur dhjetë fëmijë, por burrat e tyre nuk i duan e ndoshta edhe shkurorëzohen.

Ka gra të shkathta në gatim, mundet që ndonjëra tërë ditën punon në kuzhinë por megjithatë ankohet nga sjellja e keqe e burrit.

Gazetarja me habi pyeti: Ku është pra sekreti?

Gruaja u përgjigj: 

Kur burri im çohet peshë dhe zemërohet, preferoj heshtjen e plotë dhe me respekt, duke ulur kokën nga keqardhja. Kujdes! Kujdes nga heshtja e shoqëruar me injorim dhe tallje, sepse burri e kupton atë!

Pse nuk largohesh nga dhoma? – e pyeti gazetarja.

Moos! Sepse mund t’i shkojë mendja se dëshiron të ikësh dhe se nuk dëshiron ta dëgjosh zërin e tij. Ti duhet ta dëgjosh me vëmendje dhe të pajtohesh me gjithçka që thotë… derisa të qetësohet. Pas krejt kësaj, i them: A u kry?! Pastaj largohem… sepse normalisht që do të lodhet dhe ka nevojë të pushojë pas asaj piskame.

Dal nga dhoma dhe merrem me punët e mia.

Çfarë bën pastaj? Do ta bojkotosh për disa ditë me radhë? – pyeti gazetarja.

Joo, kujdes! Ai është zakon i keq, thikë me dy teha. Nëse do ta bojkotoje burrin një javë ndërsa ai ka nevojë të pajtohet me ty, kjo situatë do t’i shndërrohet në zakon; ndoshta ka mundësi që numri i kërkesave të tij për pajtim të ngrihet deri në shkallë të inatit të fortë, aq sa nuk kënaqet më.

Po çfarë do të bësh?

Pas dy ose më shumë orëve ia përgatis një gotë me lëng frutash ose një filxhan kafeje dhe i them: urdhëro, pije! Sepse vërtetë ai ka nevojë për të dhe filloj t’i flas krejt natyrshëm dhe ai zakonisht më pyet: A je e zemëruar me mua?

Jo – i them.

Atëherë ai fillon të arsyetohet për fjalët e ashpra dhe më thotë fjalë të bukura.

A i beson? – pyet gazetarja.

Natyrisht, une kam vetëbesim dhe nuk jam budallaçe. A pret nga unë t’i besoj kur ai flet i zemëruar dhe të mos i besoj kur ai flet i qetësuar?!

Po ku mbeti krenaria jote? – pyet gazetarja.

Krenaria ime qëndron në raportet e mira mes meje dhe burrit tim. Nuk ka krenari mes burrit dhe gruas. Çfarë krenarie më thua, ndërsa para tij je zhveshur nga të gjitha rrobat!

#përkthimOB