GIBETI: Djegie brenda një minuti i sevapeve të fituara vite me radhë.
BARTJA E FJALËVE: Ta dëgjosh dikë, i cili së shpejti do të ketë temë: ty.
MENDJEMADHËSIA: Krimi i parë që u shkrua në Leuhi Mahfudh.
NAMAZI: Si uji, nga ai del gjithçka e gjallë.
BAMIRËSIA NDAJ PRINDËRVE: Ata janë dy pjesë nga xheneti që duken si njerëz.
HAXHILLËKU: Tubimi më i madh vjetor që të stërvit për ndenjën në këmbë në ditën e Kiametit.
AGJËRIMI: Ca orë pa ushqim këtu, që të afrojnë shumë vite drejt xhenetit atje.
SINQERITETI: Materia thelbësore sekrete për tu pranuar vepra.
LËMOSHA: Rrjedh pa reshtur derisa të të merr për dore dhe të t’i hap dyert e xhenetit.
LIDHJET FAMILJARE: Metodë tjetër se si shtohet mirëqenia.
VËLLAI PËR ALLAH: Gjysma tjetër e shpirtit tënd.
ZEQATI: Ndërhyrje kirurgjikale njëminutëshe për pastrimin dhe fuqizimin tënd.
MARTESA: Sistemi i parë i ndërlikuar në botë, nga çdo detaj i të cilës do shpërblehesh ose do ndëshkohesh.
KAMATA: Shpallje zyrtare luftë kundër Allahut.
SUNETET: Metodë jete dhe sistem i përkryer për jetesën më të mirë.
MINUTA: Duke përmendur dhe lavëdruar Allahun, arrin t’i mbjellësh për ty 60 pemë në xhenet, madje më shumë.
XHAMITË: Shtëpitë e Zotit në tokë ku priten të dashurit e Tij.
MEXHLISET E DERSEVE: Metra katrorë nga xheneti ku mund të rrijmë dhe kënaqemi.
LA ILAHE IL’LALLAH, MUHAMEDUN RASULULLAH: Oksigjeni i jetës tënde dhe çelësi i xhenetit.
Allahu ju gëzoftë në çdo minutë që jetoni!
(nga arabishtja)
Comments by Omer Berisha