(secilit që u preokupua me gjithçka tjetër përveç familjes ja dhe shansin e fundit që ta përmirësojë situatën! sh.p.)
Babai:
– është rrënja prej ku ti u paraqite,
– kënaqja e tij është rehati,
– dhuratat nga ai janë qetësi,
– shërbimi ndaj tij është lumturi,
– keqbërja ndaj tij është dëshpërim,
– është një derë prej dyerve që kënaqin Zotin,
– t’i rrish gatitu është kënaqësi dhe zgjerim i gjoksit.
Nëna:
– dhurata më fisnike hyjnore për atë që është i devotshëm,
– nëse gërryen ndër thembrën e saj do të gjesh xhenetin e përhershëm,
– lutjet e saja për ty janë thesar i pashtershëm,
– kënaqësia e saj ndaj teje është lumturi që nuk vjetërohet,
– gjumi te këmbët e saja është rehati shpirtërore,
– shërbimi për te është kurorë mbi kokë,
– ajo është mirësia dhe dhuntia më e madhe,
– sepse edhe ajo është një nga dyert e xhenetit.
Burri:
– ai është shtylla mbrojtëse e shtëpisë,
– është shigjeta që gjuan nga harku,
– është pema e madhe e afërsisë,
– është lumi i dashurisë,
– prania e tij është lumturi,
– mungesa e tij është dëshpërim,
– prej tij fitohet qetësia dhe mburrja,
– nderi arrihet me njerëzit dhe familjen e tij,
– shtëpia është e ndërtuar kur ai vjen,
– shtëpia rrënohet kur ai shkon.
Gruaja:
– është banesë që të strehon,
– është lumturi që të rrethon,
– është pëlhurë që të mbulon,
– është gjeth që të përqafon,
– është parfum që të aromatizon,
– kur e shikon ta heq lodhjen,
– kur të afrohet të sjellë ngazëllimin.
– ajo thotë: kjo është jotja para se të jetë imja,
– ajo është ti dhe ti je ajo, dy shpirtëra që u mishëruan në një trup.
Djali:
– pamja jote që mund ta shohësh përpara,
– gëzim derisa është fëmijë,
– mburrje kur të rritet,
– shtyllë e fortë kur përkulet,
– armatim kur të godet vështirësia.
Vajza:
– është mbrojtja jote nga Zjarri nëse mirë e edukove,
– të tërheq me butësinë e saj,
– fëmija që më së shumti solidarizohet me ty,
– fëmija që më së forti të bën për vete,
– fëmija që më së shumti ndien dhimbjet tua.
Vëllai:
– është hija ku ti pushon,
– armiku yt i ka frikë,
– është njeriu më i afërt nga të gjithë shokët,
– shoqëruesi yt gjatë fëmijërisë,
– krahu yt gjatë burrërisë.
Motra:
– është gjysma jote,
– lutja e saj është balsam për ty,
– mbajtja e lidhjeve me te është fitore,
– ti je krenaria e saj te burri i saj,
– ti je mbështetja e saj kur është në nevojë.
nga arabishtja: Omer Berisha
Comments by Omer Berisha