Orari i propozuar pasi të delë agimi
Përcjellja e ezanit të sabahut “Allahumme rabbe hadhihid da’vetit-tammeh, ues salatil kaimeh, ati Muhammedenenil vesilete uel fadileh, ueb-athhu mekamen mahmudenil ledhi veadteh”.

(Albani në “Sahihul Xhamië” nr.6423 i ka dhënë gradën sahih,)

Falja e synetit të sabahut në shtëpi, dy rekate Resulullahu salallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Dy rekatet e sabahut janë më me vlerë sesa gjithë dunjaja dhe ç’ka në të”. (Muslimi)

 

“Poashtu Resulullahu në këto dy rekate kishte lexuar suret ‘Kul ja ejjuhel kafirun’ dhe ‘Kul huvell-llahu ehad”.

(Albani i ka dhënë gradën sahih)

Falja e farzeve të sabahut me xhemat në xhami (për burrat), me kujdes që të hyhet në xhami sa më herët Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Po të kishin ditur se çfarë mirësi ka në namazin e jacisë dhe të sabahut, do të vinin qoftë edhe zvarrë” (Buhariu dhe Muslimi); “Ata që ecin në errësirë për në xhami, përgëzoji me dritë të plotë në ditën e Kijametit”.

(Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe, dhe Albani në Sahihul Xhamië nr.2823 i ka dhënë gradën sahih)

Angazhimi me lutje, dhikër apo lexim të Kur’anit derisa të thirrë ikameti Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Lutja që bëhet midis ezanit dhe ikametit nuk refuzohet”.

(Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi, ndërsa Albani në Sahihul Xhamië nr. 3408 i ka dhënë gradën sahih)

Ndejtja e burrave në xhami, ndërsa ndejtja e grave në vendfaljen e tyre, për të kryer dhikrin e namazit dhe të mëngjesit “Kur Resulullahu salallahu alejhi ue selem e falte sabahun, u ulte këmbëkryq në vendin ku ishte falur derisa të lindte Dielli i bukur” (Muslimi)
Lexim të Kur’anit

Allahu azze ue xhel-le ka thënë: “Vërtetë lutja e agimit është e dëshmuar”. (Israë 78)

Sipas mundësive t’i përmbahemi:

Leximit të 8 faqeve* nga Kur’ani për ta kryer një hatme gjatë Ramazanit

Apo leximit të 16 faqeve* nga nga Kur’ani për ta kryer dy hatme gjatë Ramazanit

Apo leximit të 24 faqeve* nga nga Kur’ani për të kryer tre hatme gjatë Ramazanit

Kush mundet edhe më tepër të lexojë, ai ka fituar një mirësi të madhe me lejen e Allahut

*Nëse i lexon edhe faqet e propozuara në vijim

Pas lindjes së diellit (20 min përafërsisht)
Falja e dy rekateve, me përjetim të sevapeve për to.

**Vërejtje: Ky namaz njëkohësisht është edhe koha e parë e namazit të Duhasë.

Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e falë namazin e sabahut me xhemat, pastaj ulet të bëjë dhikër derisa të lind dielli, e kur të lind dielli i falë dy rekate, shpërblimin e ka sa një haxh dhe umre të plotë, të plotë, të plotë”. (Tirmidhiu, e Albani e vlerësoi për sahih)

Kujdesu që gjatë tërë ditëve të Ramazanit të të shoqërojë nijeti i mirë

 

Orari i propozuar pasi të dalish nga xhamia / ngritja nga vendfalja
Gjumë, duke shpresuar shpërblim për të Muadh ibën Xhebeli ka thënë: “Unë shpresoj shpërblime gjatë gjumit, sikurse shpresoj kur jam i zgjuar”.
Falja e namazit të Duhasë, qoftë edhe dy rekate Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Për çdo nyje të trupit, çdo ditë duhet të jipni sadaka. Fjala ‘Subhanalla’ është sadaka, ‘Elhamdu lila’ është sadaka, ‘La ilahe il-lall-llah’ është sadaka, ‘Allahu ekber’ është sadaka, urdhërimi në të mirë është sadaka dhe ndalimi nga e keqja është sadaka. Për të gjitha këto mjaftojnë dy rekate të namazit Duha”. (Muslimi)
Shkuarja në punë apo shkollë, duke shpresuar shpërblim në to Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ushqimin më të mirë që mund ta hajë njeriu, është ushqimi i fituar nga dora e tij, bile edhe pejgamberi Davud alejhi selam hante nga ajo që fitonte me dorën e tij”. (Buhariu)

Poashtu ka thënë: “Kush ecë rrugës për të kërkuar dije, Allahu, atij ia lehtëson rrugën për në xhenet”. (Muslimi)

Angazhimi me përmendjen e Allahut gjatë tërë ditës Allahu ka thënë: “Vërtetë, me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat”. (Ra’d 28).

Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Vepra më e mirë është, të të arrijë vdekja e gjuha yte të jetë e lagur nga përmendja e Allahut”.

(Albani në Sahihul Xhamië nr. 165 thotë se është hasen)

Kujdesu që gjatë tërë ditëve të Ramazanit të të shoqërojë nijeti i mirë

 

Orari i propozuar pas drekës
Përcjellja e ezanit të drekës, pastaj falja e namazit të drekës në xhami, me xhemat
Falja e syneteve të drekës. Katër para farzit dhe dy pas farzit. Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush i falë 12 rekate, brenda një natë e ditë, atij do t’i ndërtohet një shtëpi në xhenet”. (Muslimi)
Kujdesu që gjatë tërë ditëve të Ramazanit të të shoqërojë nijeti i mirë

 

Orari i propozuar pas ikindisë
Përcjellja e ezanit të ikindisë, e pastaj falja e tij në xhami me xhemat
Lexim të Kur’anit

Sipas mundësive t’i përmbahemi:

Leximit të 4 faqeve nga Kur’ani për ta kryer një hatme gjatë Ramazanit

Apo leximit të 8 faqeve nga nga Kur’ani për ta kryer dy hatme gjatë Ramazanit

Apo leximit të 12 faqeve nga nga Kur’ani për të kryer tre hatme gjatë Ramazanit

Kush mundet edhe më tepër të lexojë, ai ka fituar një mirësi të madhe me lejen e Allahut

Dëgjimi i ligjeratës në xhami Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush shkon në xhami, me qëllimin, për të mësuar apo për t’i mësuar dikujt ndonjë të mirë, shpërblimin e ka sa një haxhi, i cili ka bërë haxh të plotë”. (Taberaniu, hasen sahih)
Një pushim i shkurtë, duke shpresuar shpërblim për të Në Dy Sahihët transmetohet nga Abdullah ibën Amri radijallahu anhuma, se Resulullahu salallahu alejhu ue selem ka thënë: “…dhe trupi yt ka hakun e vet…”.

 

Orari i propozuar para akshamit
–        Angazhimi me punët e shtëpisë dhe familjes

–        Ofrimi i ndihmës për organizimin e iftareve nëpër xhami

Leximi i dhikrit të mbrëmjes
Angazhimi me lutje Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Lutja është ibadet”. (Albani në Sahihul Xhamië nr.3407 i ka dhënë gradën sahih)

 

Orari i propozuar pas perëndimit të diellit
Përcjellja e ezanit të akshamit
Fillimi i iftarit me hurma tek, të njoma apo të thata, apo me ujë, duke shpresuar shpërblimin për pasimin e sunetit që e bën Resulullahu salallahu alejhi ue selem kur bënte iftarin thonte: “Dhehebe –dh-dhameu ue –b-teletil uruku ue thebetel exhru inshaAllah – Kaloi etja, u sprovuan venët dhe u fitua sevapi inshaAll-llah”.

(Albani në Sahihul xhamië nr. 4678 i ka dhënë gradën sahih)

Falja e namazit të akshamit (për burrat, me xhemat në xhami)
Falja e syneteve të akshamit – dy rekate
Tubimi i familjes për të pirë çaj / kafe dhe ta falënderojnë Allahun për plotësimin e agjërimit të kësaj dite
Përgatitja për namazin e jacisë dhe teravisë, duke marrë abdest, duke u parfymos (parfymosja vetëm për burrat) si dhe përjetimi i hapave për në xhami Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Çdo grua, e cila parfymoset e delë, pastaj kalon pranë burrave për të nuhatur erën e saj, ajo është lavire”

(Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, dhe të tjerë, dhe Albani në Sahihul Xhamië nr. 2701 i ka dhënë gradën sahih)

Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga xhamitë e Allahut, por le të mos vijnë të parfymosura”.

(Ahmedi dhe Ebu Davudi. Albani në sahihul Xhamië nr. 7457 i ka dhënë gradën sahih)

Poashtu ka thënë: “Kush merr abdest në shtëpi, pastaj shkon në ndonjërën xhami për ta falur ndonjë prej farzeve, hapat që i bën, njëri ia fshinë një gabim e tjetri e ngrit një shkallë më lartë”. (Muslimi)

 

Orari i propozuar pas namazit të jacisë
Përcjellja e ezanit të jacisë dhe falja e tij me xhemat në xhami
Falja e synetit të jacisë – dy rekate
Falja e namazit të teravisë me xhemat, deri në fund, në xhami. Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush falet me imamin deri në fund, atij i llogaritet sikur të jetë falur tërë natën”.

(Transmetojnë autorët e suneneve dhe Tirmidhiu thotë se është hasen-sahih)

Lexim të Kur’anit

Sipas mundësive t’i përmbahemi:

Leximit të 4 faqeve nga Kur’ani për ta kryer një hatme gjatë Ramazanit

Apo leximit të 8 faqeve nga nga Kur’ani për ta kryer dy hatme gjatë Ramazanit

Apo leximit të 12 faqeve nga nga Kur’ani për të kryer tre hatme gjatë Ramazanit

Kush mundet edhe më tepër të lexojë, ai ka fituar një mirësi të madhe me lejen e Allahut

 

–        Mbledhi familjare / vizitë farefisit / pagjumësi me ndonjë qëllim të caktuar

–        Dëgjimi i ndonjë hutbe apo ligjerate në xhami

–        Daveti nëpërmjet internetit

–        Përsëritja e mësimeve

–        Memorizimi i Kur’anit

 

Orari i propozuar për kohën e një të tretës së fundit të natës
Falja namaz nate, duke i zgjatur rukutë dhe sexhdet, namaz i cili falet në xhami, në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit
Falja e namazit të vitrit, nëse nuk e ke falur me imam Resulullahu, salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush falet me imamin deri në fund, atij i llogaritet sikur të jetë falur tërë natën”.

(Transmetojnë autorët e suneneve dhe Tirmidhiu thotë se është hasen-sahih

Lexim të Kur’anit

Sipas mundësive t’ipërmbahemi:

Leximit të 4 faqeve nga Kur’ani për ta kryer një hatme gjatë Ramazanit

Apo leximit të 8 faqeve nga nga Kur’ani për ta kryer dy hatme gjatë Ramazanit

Apo leximit të 12 faqeve nga nga Kur’ani për të kryer tre hatme gjatë Ramazanit

Kush mundet edhe më tepër të lexojë, ai ka fituar një mirësi të madhe me lejen e Allahut

 

Syfyri, duke shpresuar shpërblimin sepse kjo është adhurim dhe praktikim i sunetit Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet”. (Buhariu dhe Muslimi)
Qëndrimi për të bërë lutje dhe kërkimi i faljes derisa të thirrë ezani i sabahut Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo natë, kur mbetet një e treta e natës, Zoti ynë zbret në qiellin e tokës dhe thotë: Kush më lutet, e Unë t’i përgjigjem, kush kërkon e Unë t’i jap dhe kush kërkon falje e unë t’ia fali”. (Buhariu dhe Muslimi)

 

http://daralnashr.noor-alislam.com

Përshtati:

Omer Berisha

(2005)