Përballja mes kalifit Me’mun (sundoi 813-833) dhe një ibadetçori eksremist*

Kalifi ishte në një betejë, me gjasë në el-Musajsa, dhe gjersa po ecte së bashku me njërin prej komandantëve, i doli përpara një burr i parfumosur dhe i veshur me qefin. I erdhi direkt, nuk i dha selam dhe e akuzoi kalifin se po i prishte ushtarët, duke lejuar shitjen e alkoolit brenda ushtrisë, për ekspozimin e robëreshave me flokë të zbuluara dhe për ndalimin nga urdhërimi në të mirë.

Me’muni akuzës së fundit iu përgjigj menjëherë: „atë që urdhëron në të keq, po, e ndaloj kurse atë që urdhëron në të mirë, me të mirë, unë e inkurajoj dhe e ndihmoj.“ Pastaj mori t’i përgjigjet dy akuzave tjera: „…pastaj, u bë e qartë ajo pija nuk qe alkool por uthull dhe lëng i zier“ – ngriti kokën drejt qiellit – pastaj tha: „o Zot dua të afrohem te ti duke e ndaluar këtë dhe çiftin e këtij nga urdhërimi në të mirë. Kurse robëreshat i ekspozuam me plan të menduar dhe vetëdije; ideja ishte: (nëse do ishin me mbulesë) të mos mendonte armiku dhe spiunët e tij se ato janë bijat dhe motrat e muslimanëve e të inkurajoheshin për luftim.“

Që këtu, Me’muni mori pozitën e sulmuesit dhe e pyeti atë burr: Nëse tek ai shteg do të takoje një djalë dhe një vajzë duke biseduar, çfarë do bëje me ta?

– Do t’i pyesja: Çka jeni ju mes vete? – tha burri.

– Po nëse djali do thoshte “kjo është gruaja ime” dhe vajza do thoshte “ky është burri im”, çfarë do bëje me ta? – shtoi Me’muni.

– Do t’i ndaja dhe do t’i burgosja.

– Deri kur? – pyeti Me’muni.

– Deri sa të pyes për ta.

– Ku do pyesish?

– Në fillim do i pyesja prej nga janë.

– Nëse djali do thoshte “jam nga Esfejxhabi” dhe vajza do thoshte “jam nga Esfejxhabi, jemi dhe të afërm, u martuam dhe erdhëm”. A do t’i mbaje në burg djalin dhe vajzën duke marr pretekst mendimin tënd të keq dhe fantazinë tënde të rrejshme derisa të kthehej postieri nga Esfejxhabi? Po nëse vdes postieri ose vdesin ata dy derisa të kthehet postieri? – pyeste Me’muni.

– Do të pyesja dikë nga ushtria jote. – tha burri.

– Ndoshta nga ushtarët e mi nuk do gjesh nga Esfejxhabi përveç një ose dy, të cilët të thonë “jo, nuk i njohim ata dy”. Ti more, që ke veshur qefinin, ti nuk je përveçse një nga këta tre: ose ke shumë borxhe, ose të ka shkelur dikush me padrejtësi, ose po dëshiron të praktikosh hadithin e përcjellë nga Ebu Seid Hudriu: “Xhihadi më i mirë është fjala e drejtë përballë pushtetarit kriminel” duke më konsideruar mua kriminel, kurse në fakt ti je krimineli.

Pas kësaj bisede të pakëndshme, ia fali dhe nuk e rrahu, por i urdhëroi komandantët që t’ia shqyejnë qefinin dhe t’i japin rroba të reja.

*Kështu Zubejr ibën Bekkari në librin el-Aḫbāru el-Muvefekkijjat e ka përmendur, pa e konkretizuar emrin e tij.

#përkthimOB

(Këtë rast e ka përmendur orientalisti Majkëll Kuk në hyrjen e librit të tij „Urdhërimi në të mirë dhe largimi nga e keqja në ideologjinë islame“(fq. 47-49, versioni arabisht), i cili është ndër librat më voluminoz, ndoshta më voluminozi (mbi 900 faqe) në këtë temë, duke shprehur mahnitje se si muslimanët që në gjeneratat e hershme përpiqen ta praktikojnë urdhërimin në të mirë dhe largimin nga e keqja, pa marrë parasysh rreziqet ose situatat, madje edhe po nuk qenë të përgatitur për këtë. Ai vet, e përmend këtë në kontekst pozitiv dhe ia ze për të madhe pse Zubejr ibën Bekkari, transmetuesi i rastit, në librin e tij e ka sjellur rastin në kontekst negativ për sa i përket atij burrit. Unë po e sjell në shqip për të nxjerr në pah maksimën: Qëllimi i mirë pa kompetencën përkatëse nuk mjafton për të bërë një punë të mirë.)