Deri në vitin 153 viti kish pas filluar zyrtarisht në Mars dhe kësisoj Shtatori i bie të ishte i shtati, Dhjetori i dhjeti kurse Shkurti ishte muaji i dymbëdhjetë.
Në Janar të vitit 153, kur ishte dhe data e përurimit të magjistratëve romakë (zyrtarë të lartë romakë me pushtet të zgjeruar), vendosën që pikërisht ky muaj të jetë edhe fillim i vitit, anipse emrat e disa muajve gjuhësisht nuk do kenë tashmë kuptim.
Kështu vitet vazhduan të numërohen, derisa Papa Inocenci XII në vitin 1691 e shpalli 1 Janarin ditë feste, me gjasë si përkujtim i ditës së synetisë së Isait, alejhi selam, (dita e shtatë e lindjes, sipas besimit të tyre) megjithëse në pjesën më të madhe të Evropës vazhdonte 6 Janari të quhej fillim i vitit.
Në krejt këtë zhvillim nuk po gjej një arsye të logjikshme për festë për mua, madje as për ty. Bile feministet ka mundësi që preken shumë, kur të kuptojnë arsyen e festimit.

(konsultuar: https://de.wikipedia.org/wiki/Neujahr më 27.12.2018)